Në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj,mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00,do të realizohet premiera e shfaqjes për të rinj “Bodrum” me tekst dhe regji të Dragan Dorlev.
Skenografia është nga Brankica Jordanovska dhe Kiril Vasilev,dizajni dhe përpunimi i kukullave është nga Kiril Vasilev,kostumografia është nga Lubica Velkova.Përgaditja e rekuizitave është nga Brankica Jordanovska,dizajni i zërimit është nga Alen Haxhi – Stefanov,ndërsa afishet,video bimi dhe fotografitë janë nga Filip Kondovski.
Personazhi kryesor i titulluar si Mister B,interpretohet nga aktori Nikola Nakovski.Në shfaqje luajnë edhe Matea Jankovska,Petar Stojanov,Izabela Novotni dhe Bojan Kirkovski.
Kjo është shfaqja e dytë vetëfinancuese e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj,pas shfaqjes “Çka është ngacmues”.Repriza e shfaqjes “Bodrum” është caktuar mbrëmjen e nesërme me fillim në ora 20:00.