Urime me rastin e Ditës ndërkombëtare të vallëzimit, 29 prilli

од admin_kult

Këshilli i vallëzimit në INT të Maqedonisë e zgjodhi Aleksandar Haximanov (valltar, koreograf dhe edukator i vallëzimit) për autor të urimit maqedonas me rastin e ditës ndërkombëtare të vallëzimit, që shënohet më 29 prill.

Në këtë urim, Haxhimanov i cili është punësuar në Operën dhe Baletin Nacional në Shkup theksoi se çështja inventive dhe përkushtimi edhe mëtej do të na sjellin shumë gjëra të reja në vallëzim, ndërsa neve na mbetet që të lëshohemi në kënaqësi.

“Për në fund do ta citoj Zhan Zhorzh Noverin: vallësimin e krahasoj me më të mirën e natyrës”, tha në porosinë Haxhimanov.

Këshilli ndërkombëtar i rrjetit të INT UNESKO-s e zgjodhi koreografin e Afrikës së Jugut, valltarin, edukatorin e vallëzimit dhe aktorin Gregori Makoma, për autor të urimit botëror.

“Vallëzimi është liri dhe përmes lirisë sonë të ndërtuar, ne detyrimisht duhet t’i lirojmë të tjerët – të robëruar që ballafaqohen me burgun material dhe shpirtëror, në anë të ndryshme të botës.  Vallëzimi nuk është politikë, ai bëhet politikë për shkak se në fijen e vet mban lidhje njerëzore dhe për këtë shkak reagon në rrethanat në tentim që ta kthejë dinjitetin njerëzor”, potencoi në porosinë botërore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të vallëzimit Makoma, i cili është valltar, koreograf dhe regjisor i njohur ndërkombëtar.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе