Fillon edicioni i 40-të jubilar i Festivalit të Xhazit në Shkup

од admin_kult

Nga sot e deri më 24 tetor në Operën dhe Baletin Nacional dhe në kinemanë “Frosina”,do të mbahet edicioni i 40-të i Festivalit të Xhazit në Shkup.Në Festival do të performojnë 11 performues nga Maqedonia e Veriut,Evropa,Kuba dhe nga SHBA.

Fesrivalin,mbrëmjen e sotme do ta hap Mats Gustafson nga skena skandinave e xhazit me recitalin e tij të veçantë solo në saksofoni.Nga SHBA vjen kuarteti i basistes Linda Mej Han O,si dhe muzicientja,poetesa,aktivistja dhe em-si Mur Mader,në shoqëri të perkusionistit legjendar të “Art Ansambl of Çikago” Dudu Kojate dhe Mats Gustafson.Nga Danimarka,SHBA dhe nga Spanja do të jenë misafirë kuarteti i kitaristit Jakob Bro,nga Portugalia Ansambli i mutikës andergraund të Lë Lisbonës L.U.M.E.,nga Greqia treshja e xhaz pianistes Tanja Xhanuli,ndërsa nga Austria Shejk Stu.

Pjesë e edicionit jubilar të Festivalit të xhazit në Shkup,është dhe projekti special ”Nu Music 4” kushtuar legjendës së xhazit Don Chery – me Krister Boten,Goran Kajfesh,Mats Gustafson dhe Okaj Temzi,si dhe performanca e ansamblit të zgjeruar të kompozitorit dhe multi-instrumentalistit tonë Jordan Kostov.Festivali do të përfundoj me koncert të pianistit të njohur kubanez Robert Fonseka dhe treshes së tij.

Programi shoqërues i Festivalit këtë vit përfshinë ekspozitë të afisheve të Festivalit të xhazit në Shkup me titull “Complicate Simply!”,pastaj shfaqje premierë të dy filmave dokumentarë të rëndësishëm:”Aretha Franklin:Amazing Grace” dhe “Blue Note:Beyond the Notes” si dhe performancë të grupit shqiptarë të xhazit “AJS Quartet”.

Në kuadër të Festivalilt do të promovohen dhe dy CD të reja të “SJF Rekords” (SJF Records) – publikimet e fundit të albumit të ansamblit të Jordan Kostov dhe orkestrës Svetlost + ordon ritual,si dhe do të ndahet tashmë Çmimi tradicional për muzicientin – xhaz  më të mirë për vitin 2021.

Festivali organizohet në përputhje me të gjitha protokollet aktuale dhe masat e sigurisë të përcaktuara për mbajtjen e ngjarjeve kulturore në ambiente të mbyllura.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе