Instituti Nacional Stobi këtë vit do të realizoj 17 projekte në vlerë mbi 10 milion denarë

од admin_kult

Programa e Institucionit Nacional Stobi për vitin 2021 përfshin 17 projekte, nga të cilat: 11 prej tyre përfshijnë investigim të drejpërdrejtë në mbrojtjen e trashigimisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme; tre projekte nga veprimtaria e muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale; një projekt në sferën e artit vizuel, arkitekturë dhe dizajn; një projekt në sferën e investimeve dhe mirmbajtjen e vazhdueshme të objekteve dhe pajisjeve në pronësi të shtetit nga sfera e kulturës;një projekt nga sfera e veprimtarisë ndërkombëtare. Të gjitha këto do të jenë të financuara nga Ministria e Kulturës në kuadër të Programit Vjetor për realizimin e interesit nacional në kulturë për vitin 2021 në vlerë prej 10 milion e 6 mijë e 700 denarë, informon për MIA-n drejtori i këtij institucioni nacional, Spase Perovski.

Këtë vit janë të parapara më shumë aktivitete, ndër të cilat edhe: gërmime arkeologjike dhe konservimin e afreskeve dhe të varrit në anijen e jugut të Bazilikës Episkopale; hulumtime të mbrojtura në Pallatin Teodosijan-salla 2 në mënyrë të bëhet paraqitja e mozaikut nga po e njëjta sallë ( rrikthimin e mozaikut të restauruar në shtresë prej malteri), përpunimin e një projekt bazë për konzervim, reustaurim dhe prezentim të sinagogës antike në Stobi; gërmime arkeologjike dhe konservim të mozaikut romak nga ana lindore në murin e mbrendshëm në Stobi; konservim dhe restaurim të segmentit nga ana jugore e murit të qytetit dhe portën romake në Stobi etj.

Përkundër situatës aktuale në vendin tonë, ne jemi të kënaqur me mbështetjen të cilën na e ofron Ministria e Kulturës dhe na mundëson të vazhdojmë me gërmimet arkeologjike dhe konservimin e trashëgimisë kulturore më të cilën posedon lokaliteti arkeologjik Stobi- potencoi Perovski. Ai theksoi se në vitin që lamë pas, gjithsej 15 projekte të Institutit Nacional Stobi, kanë qenë të pranuara nga ana e Ministrisë për Kulturë dhe të vëna në kuadër të Programit Vjetor për realizimin e interesit nacional në kulturë për vitin 2020. Nga këto 15 projekte, 4 projekte kanë qenë të anuluara për shkak të situatës të krijuar nga korona virusi( KOVID-19) nga ana e tyre 2 projekte, ndërsa 2 të tjera nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ai informoi se vitin që lamë pas kanë qenë të anuluara edhe shkollat ndërkombëtare verore në Stobi.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе