„Njeriu më i lumtur në botë“  nga Teona S. Mitevska është kandidate maqedonase për Oskar

од admin_kult

Filmi maqedonas „Njeriu më i lumtur në botë”, me regji të Teona S. Mitevska, është kandidate maqedonase për çmimin „Oskar për filmin më të mirë ndërkombëtar”. Vendimi është marrë nga Komisioni Përzgjedhës pranë Shoqatës së Kineastëve të Maqedonisë, i pranuar dhe miratuar nga Akademia Amerikane e Filmit, Artit dhe Shkencës, në përbërje: Igor Ivanov – regjisor dhe kryetar i Komisionit, Branko Petrovski – producent, Marija Dimitrova – producent, Kushtrim Bektesi – regjisor, Milka Ançevska – drejtore e kastingut, Milan Tocinovski – montazher, Sandra Çevreska – skenografe dhe Valdeta Ismaili – aktore.

Në garë për kandidaturë ishin edhe filmat: “Snezana vdes në fund” me regji të Christian Risteskit, „Kajmak” me regji të Milço Manczewski dhe „Mimi” me regji të Darian Pejovskit.

Ceremonia e 95-të e ndarjes së Oskareve do të mbahet më 12 mars 2023 në Teatrin Dolby (Dolby Theatre) në Los Anxhelos.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе