Nën moton ,,Mos kërko karrige  më” filloi Skopmrahi 2020

од admin_kult

Me shfaqen ,,Ga__2m__Leb” ( sipas ,,Galeb” nga A.P Çehov) studentëve të vitit të dytë, në klasën e prof..MrZojaBuzallkovska dhe doc. MrAleksandarStepaluneski pranë FAD-Shkup, dje, nën moton ,, Mos kërko karrige më” filluan takimet ndërkombëtare të studentëve të akademive dhe fakultetet e artit të dramës ,,Skomrahi 2020”.

Në hapjen, me respektimin e përpiktë të protokollit të duhur për mbrojtjen dhe parandalimin e Covid-19, të pranishmit i përshëndeti ministrja e Kulturës IrenaStefoska duke i uruar të rinjtë Skopmrahi për pranimin e sfidës së kohës së re dhe shpreson se nga kjo e keqe e kohës së re të gjithë do të dalim më të fortë. ,,Jam e lumtur që sonte jam në vendin e duhur – mes artistëve të rinj të cilët janë të qëndrueshëm dhe përballohen me sfidën e re dhe na kthejnë shpresën se nga kjo e keqe do të dalim më të fortë. Tash është koha e duhur që tu jepen të gjitha kushtet dhe  gjasat të rinjve, tash si asnjëherë më parë duhet shkopi tu dorëzohet të rinjve  dhe unë jam e lumtur që jam këtu, si njeri, dhe si Ministre e Kulturës, sepse mbajtja e Skomrahi këtë vit 2020 është një fitore e madhe për kulturën “, theksoi ministrja Stefoska.

Shfaqet e Skomrahi do të mbahen në të hapur, në oborrin e FAD, dhe mund të ndiqen përmes livestream në YouTube në profilin e FAD Shkup/ FDU Shopje: https://bit.ly/2JeeFb5 .

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе