Njoftim për shtyp

од admin_kult

Ministria e Kulturës dhe Galeria Nacionale e Maqedonisë,nesër më (12.05.2021) në ora 11:00 në Galerinë Nacionale të Maqedonisë-Hamami i Daut Pashës,do të zhvillojnë konferecë për shtyp në të cilën do të prezantojnë projektin e përfaqësuesit nacional në Bienalen e 17-të të arkitekturës në Venecia “Sega” në zyrën për projektim “BINA”.

Në pres konferencë do të drejtohen ministrja e kulturës Irena Stefoska,komesari i projektit dhe drejtoresha e Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut,Dita Starova – Qerimi dhe kuartorët Beqir Ademi dhe Jordan Shishovski.Si kuratorët edhe ata do ta prezantojnë projektin i cili është vepër i grupit të kuratorëve:Ana Rafailovska,Ivana Çalovska,Enis Abovski,Enes Sever,Atanas Naumovski,Amine Ademi,Gavril Boshkovski,Elmedina Hasani,Nita Çavolli,Aida Bakalli Salihu dhe Dren Nevzati.

Ekipa e projektit “Sega” njofton se bëhet fjalë për shfaqje simbolike e një pjese të shumicës dhe shoqërisë të drejpërdrejtë të idesë njerëzore për shtëpi dhe bashkëjetesë.E gjithë kjo konceptualisht zbulon dy aspekte të qenies hapësinore-kohore,nevojën për ndarje dhe mbrojtje kundrejt nevojës për marrëdhënien simbolike me mjedisin.

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Bienales së Venecias për arkitekturë,me titull “Si do të jetojmë së bashku?” i cili duheshte të zhvillohej prej  23 gusht deri më 29 nëntor të vitit të kaluar,për shkak të pandemisë Kovid 19-të u shty për muajin maj të këtij viti.

Ftojmë gazetarët,kameramanët dhe fotoreporterët të na bashkangjiten!

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе