Më 8,9 dhe 15 qershor ngjarje promovuese me temë ,,Evropa Kreative Shtëpi,,

од admin_kult

Ju njoftojmë se Ministria e Kulturës e R. së Maqedonisë së Veriut më 8,9 dhe 15 qershor të këtij viti,në Institucionin Nacional Muzeu i Artit Bashkëkohor n; Shkup dhe në Institucionin Publik Qendra Kulturore e Rinisë (QKR),organizon ngjarje promovuese me temë “Evropa Kreative në Shtëpi” kushtuar përvojave në zbatimin e Programit Evropa Kreative – Kulturë të Bashkimit Evropian,si dhe reflektimin e saj në nivel nacional dhe rajonal.

Ngjarjet organizohen nga ana e Zyrës për Evropë Kreative – Nënprograma Kultura në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në R. e Maqedonisë së Veriut,Zyrës së Evropës Kreative – Kulturë të R.së Serbisë,përdoruesit e nënprogramit Kulturë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020 dhe partnerë të tjerë.

Njëkohësisht,ju informojmë së më 15 qershor,me fillim në ora 10:30,në Institucionin Publik Qendra Kulturore e Rinisë (QKR),do të zhvillohet tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa Kreative – Perspektivat e Ballkanit Perëndimor”, në të cilën do të marrin pjesë ministrja e kulturës  znj. Irena Stefoska dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Dejvid Gir,së bashku me organizatat e mbështetura nga akcioni pilot i Programit Evropa Kreative – Kulturë,kushtuar bashkëpunimit kulturor me vendet nga Ballkani Perëndimor.

Ngjarjet janë me karakter interaktiv dhe për këtë do të na paraqesë një knaqësi e veçantë,nëse jepni kontributin tuaj me përvoja dhe sygjerime konkrete,me qëllim që të sigurohet një diskutim i frytshëm në drejtim të bashkëpunimit të përbashkët konstruktiv në kuadër të programit “Evropa Kreative e Bashkimit Evropian 2021-2027”.

Në vazhdim ua dorrëzojmë programin për ngjarjet.

Ju lutemi,pjesëmarrjen tuaj ta paraqisni më së voni deri më 7 qershor 2021,në adresën elektronike në vijim: dejan.kotevski@ced.mk, duke theksuar ditët në të cilat planifikoni të jeni pjesëmarrës.

Ju falemderit për bashkëpunimin!

Ministria e Kulturës e R. së Maqedonisë së Veriut

Zyra e Evropës Kreative – Kulturë

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе