Marrëdhëniet e mira tradicionale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës,u konfirmuan në takimin e ministres së kulturës Irena Stefoska dhe ambasadorit të Bosnjës dhe Hercegovinës në vend,Dragan Jaqimoviq.
Në diskutimin miqësor u bisedua për mënyrat dhe aktivitete konkrete të cilat do të kontribuojnë në intensifikimin e bashkëpunimit tashmë të frytshëm,i cili zhvillohet në të gjitha veprimtaritë kulturore,me shkëmbim të grupeve muzikore,ansambleve folklorike,piktorëve,shfaqjeve teatrale.