Ministrja Stefoska dhe ambasadori i BE,Dejvid Gir,e paralajmëruan programin e ri Evropa Kreative 2021-2027

од admin_kult

 Në tryezë të rrumbullakët me temë “Evropa Kreative-Perspektivat e Ballkanit Perëndimor”,sot mbaroi cikli tre ditor i ngjarjeve publike të Ministrisë së Kulturës dhe Zyrës së Evropës Kreative-Kultura –“Evropa Kreative në Shtëpi”,kushtuar projekteve të mbështetura në periudhën gjatë viteve 2014-2020,si dhe reflektimi i tyre në nivel nacional dhe rajonal.

Ministrja e kulturës,Irena Stefoska dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë,Dejvid Gir,në tryezën e rrumbullakët e mbajtur sot kushtuar sfidave dhe refleksionit të programës së Evropës Kreative-Kultura e BE,në fjalimet e tyre ata iu referuan rezultateve të ciklit të mëparshëm të programit,dhe paralajmëruan fillimin e programit të ri Evropa Kreative 2021-2027,i cili u miratua nga Parlamenti Evropian në fund të muajit të kaluar.

Stefoska duke theksuar rezultatet e deritanishme të vendit tonë,konfirmoi se Ministria e Kulturës tashmë ka shprehur interes për të marrë pjesë në programin e ri,si dhe gatishmëri për të nënshkruar një Marrëveshje Granti me Komisionin Evropian.

“Gjatë këtij cikli janë mbështetur 79 projekte të oraganizatave jo-qeveritare,shtëpive botuese,institucioneve nacionale dhe lokale nga fusha e kulturës,ndërsa mbështetja nga BE për këto organizata maqedonase arriti vlerën prej 4,5 milion euro.Sektori i botimëve në vendin tonë edhe një herë konfirmoi angazhimin dhe suksesin e jashtëzakonshëm brenda këtij programi në nivel evropian,ndërsa Ministria e Kulturës sigurisht që vazhdon të bashkëfinancojë projektet e mbështetura”, tha ministrja Stefoska.

Ajo shtoi se si një organ kordinues për zbatimin e programit në nivel nacional,Ministria do të vazhdojë në të ardhmën t’i përgjigjet sfidave me masa konkrete bazuar në përvojat e mëparshme nga zbatimi i programit në nivel nacional dhe lokal,me qëllim që të lehtësojë qasjen në programin e ri për sa më shumë përdorues nga sektorët kulturorë dhe kreativ.

Stefoska përshëndeti gjithashtu edhe angazhimin e Komisionit Evropian për të afruar kapacitetet kulturore të rajonit përmes një thirrje pilot kushtuar bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor,në të cilin suksesi i organizatave tona ishte i dukshëm.Ministrja e Kulturës konfirmoi se Ministria e Kulturës në të ardhmën mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e agjendës evroatlantike të Qeverisë së RMV-së,e cila nuk mund të imagjinohet pa bashkëpunim të përbashket me të gjithë pjesëmarrësit në proceset kulturore dhe shoqërore.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë,Dejvid Gir,në tryezën e rrumbullakët theksoi se sektorët kulturorë dhe kreativ kanë luajtur gjithmonë një rol kryesor në jetën e Evropës dhe përhapjen e vlerave evropiane.Ai theksoi se sektorët kulturorë dhe kreativ përbëjnë 4,2 përqind të PKB-së totale të Evropës dhe 3,8 përqind të fuqisë puntore të BE dhe janë ndër sektorët më dinamikë në Evropë.Duke u bazuar në informacione nga EUROSTAT,Gir tha se në sektorët e kulturës dhe kreativitetit janë të punësuar 8,7 milion njerëz në BE.

“Programi Evropa Kreative në një farë mënyre është formë e konsoliduar e mbështetjes së BE për këto industri.Në periudhën nga 2014 deri më 2020 mbi 13,000 grante u ndanë përmes këtij programi,ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 41 vende.Janë bashkëfinancuar afër 16,500 projekte kulturore për bashkëpunim në Evropë”,tha ndër të tjerash ai.

Në fund Ministrja e Kulturës konfirmoi se Ministria e Kulturës edhe në të ardhmën mbetet plotësisht e përkushtuar për zbatimin e agjendës evroatlantike të Qeverisë së RMV e cila nuk mund të imagjinohet pa bashkëpunim të përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit në proceset kulturore dhe shoqërore.

Fjalimi i Ministres së Kulturës dr.Irena Stefoska në tryezën e rrumbullakët- “Evropa Kreative (Kulturë)-Perspektivat e Ballkanit Perëndimor

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе