Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili mori fjalë në hapjen e konferencën rajonale për autizëm

од admin_kult

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili mori fjalë në hapjen e konferencën rajonale për autizëm, që u mbajt në organizim të Qendrës për Autizëm “Fluturo për jetën” që punën në kuadër të shoqatës “Puppura” – Tetovë.

Ministri Ismaili theksoi se organizimi i aktiviteteve të këtij lloji është me rëndësi të madhe, për shkak se bëhen përpjekje për ngritjen e vetëdijes publike për autizmin, edukimin e prindërve dhe profesionistëve nga kjo sferë.

“Gjithashtu, hapet edhe çështja për atë që duhet institucionet dhe faktorët tjerë të ndërmarrin për përfshirje më të madhe të këtyre personave në shoqëri”, theksoi Ismaili dhe shtoi se me përkrahje të Ministrisë së Kulturës në vitet e kaluara janë realizuar një sërë projektesh sërë projektesh të individëve dhe organizatave joqeveritare që përkujdesen për avancimin e të drejtave të personave me autizëm dhe hapjen e mundësive që këta të shprehen edhe në fushën e kulturës.

“Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të japë përkrahje dhe të kontribuojë në kuadër kompetencave të veta, të përkrah aktivitete që do të mundësojnë integrim aktiv të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë e jetës tonë kulturore”, tha ministri i Kulturës Ismaili.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе