Mbrëmje Muzikore-Poetike “EUROMOND 21”

од admin_kult

Mbrëmje muzikore – poetike “EUROMOND 21”,në organizim të Qendrës Kulturore dhe Mediatike Rome “Barikanipe” nga Shkupi,do të mbahet më 7 nëntor (e diel) me fillim në ora 18:00 në Hamamin e Daut pashës.
Ngjarja është me rastin e Ditës Botërore të gjuhës rome dhe në të do të marrin pjesë emra të njohur të poezisë rome,poetë të rinj romë,si dhe poetë përfaqësues të komuniteteve etnike në vend,të cilët do të prezantohen me poezi në gjuhën e tyre amtare.

Shfaqjet poetike do të pasurohen me një repertoa të përzgjedhur muzikor të muzicientit të ri Anel Selim,i cili është apsollvent në Akademinë e Muzikës në Shkup.

Në këtë eveniment do të promovohet përmbledhje e poezive nga autorë të ndryshëm e titulluar ”EUROMOND 21” dhe do të prezantohen romani i parë përfëmijë në gjuhën rome në vend “Karfica magjike” nga autorja mr. Sevdija Demirova-Abdulova,dhe libri debutues me poezi “Diamante të fshehta” nga poetesha e re Dajana Saliu,e botuar kohë më parë nga Qendra Kulturore dhe Mediatike Rome “Barikanipe” në Shkup.
Mbrëmja muzikore – poetike “EUROMOND 21” dhe botimi i tre librave dygjuhësor (në gjuhë rome dhe maqedonase) realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës në kuadër të Programit vjetor për financim të projekteve me interes nacional për vitin 2021.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе