Fituesja e këtij viti të çmimit për vepër jetësore dhe arritje të lartë në fushën e vallëzimit “Menada” në festivalin “Tanc Fest Shkup 2021” është koreografja dhe vallëzuesja legjendare,zonja Karolin Karlson,lajmëroi Festivali internacional “Tanc Fest”.
“Me pranimin e çmimit MENADA nga ana e kësaj artiste legjendare,Tanc Fest edhe një herë e konfirmon pozicionin e tij mahnitës në skenën botërore të vallëzimit dhe angazhimin për zhvillimin e vallëzimit bashkëkohor në vendin tonë,por edhe përfaqësimin tonë nëpër botë” theksuan nga “Tanc Fest”.
Karolin Karlson është koreografe legjendare dhe vallëtare,e cila e ndryshoi rrjedhën e zhvillimit bashkëkohor të vallëzimit në shek. XX me kreativeitin dhe punën e saj,në veçanti kur në vitin 1974,mori ftesë të punonte në Operën e Parisit,me një titull të krijuar enkas për të “yll i koreografisë” dhe mori hapësirë për të zhvilluar idetë e saja përmes grupit hetues teatral “GRTOP”( Groupe de Recherches Théâtrales / Paris Opera Theater Research Group).
Në vitin 2006,Karolin Karlson është fituese e çmimit “Luani i Artë” në Bienalen e Venecias,duke u bërë koreografja e parë,vepra e të cilës është vlerësuar me këtë çmim prestigjioz.Në karrierën e saj të gjatë të koreografisë dhe vallëzimit,ka performuar në shumë skena botërore.Ajo punon në mënyrë aktive dhe udhëton nëpër botë me krijimet e saja dhe hulumton forma të reja të vallëzimit.