Kostadinovska-Stojçevska nga Zagrebi: Promovimi i vlerave kulturore maqedonase dhe kroate është prioriteti ynë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministrja e Kulturës dhe e  Mediave të Kroacisë, Nina Obuljen Korzhinek, dje në Zagreb nënshkruan  Programin e Bashkëpunimit Kulturor për periudhën 2022-2025 me qëllim të krijimit dhe zhvillimit  të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqatave përkatëse nga të gjitha fushat e kulturës dhe artit, si motivim për nxitje  dhe për të  afirmuar vlerat kulturore të të dy vendeve deri tek artistët e rinj.

– Në përputhje me nenin 15 të Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor dhe arsimor ndërmjet dy qeverive të lidhur më 4 dhjetor të vitit 1995 në Shkup, Ministria e Kulturës dhe Mediave e Republikës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut u pajtuan të inkurajojë lëvizshmërinë dhe shkëmbimin ndërkombëtar të artistëve nga të dy vendet përmes pjesëmarrjes së ansambleve të vallëzimit, muzikës, teatrit dhe folklorit, grupeve dhe individëve në festivalet dhe ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në të dy vendet, me ftesë të organizatorëve të atyre festivaleve dhe ngjarjeve, tha në takim – Kostadinovska Stojçevska.

Ajo shtoi se me këtë program të dy vendet do të inkurajojnë projekte të përbashkëta bashkëprodhuese në fushën e artit skenik, ndërmjet shtëpive teatrore dhe institucioneve dhe organizatave të tjera të ndërlidhura, si dhe është planifikuar bashkëpunimi i drejtpërdrejtë mes muzeve dhe galerive përmes shkëmbimit të ekspertëve, ekspozitave, literaturë artistike dhe botime.

– Ramë dakord për bashkëpunim në fushën e prodhimit të veprave audiovizuale me qëllim zhvillimin e filmit, pra të bashkëprodhimeve kinematografike, por edhe mes arkivave kombëtare të filmit dhe institucioneve publike në fushën e veprimtarisë audiovizive, me qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes, dixhitalizimit dhe disponueshmërisë së trashëgimisë filmike dhe audiovizive. Kjo nënkupton edhe pjesëmarrjen me filmat e tyre dhe punëtorët e filmit në festivalet ndërkombëtare të filmit që do të organizohen në të dyja vendet me ftesë të organizatorëve dhe në përputhje me rregullat dhe rregulloret e këtyre festivaleve – shpjegoi ministrja.

Kostadinovska-Stojçevska shtoi se do të ketë organizim të ndërsjellë të Javës së Filmit në të dy vendet dhe do të vendoset bashkëpunim mes shkrimtarëve dhe përkthyesve dhe organizatave dhe shoqatave të tyre nga të dy vendet, por edhe ndërmjet shtëpive botuese, për botimin e përkthimeve të veprave të rëndësishme letrare nga kroatishtja dhe nga shkrimtarët maqedonas, shkëmbim ekspozitash librash dhe pjesëmarrje në panairet e librit të mbajtura në të dy vendet.

Ministrja kroate Nina Obuljen Korzhinek theksoi se mes dy vendeve po realizohen shumë projekte të suksesshme kulturore, mes artistëve, në teatër, muzikë, letërsi, film dhe arte figurative.

 “Bashkëpunimi ynë është i dukshëm në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, por edhe në bashkëpunimin institucional”, tha ajo.

Përmes këtij programi do të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet arkivave kombëtare, bibliotekave dhe institucioneve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore përmes shkëmbimit të ekspertëve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Të dy vendet do të inkurajojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe artit në kuadër të UNESCO-s, Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe nismave rajonale, si Këshilli i Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore, që nënkupton edhe mbrojtjen dhe edukimin të identitetit kulturor të pakicave kombëtare kroate dhe maqedonase dhe në këtë kuptim do të ofrojnë mbështetje për institucionet që ushqejnë trashëgiminë kulturore të pakicës kombëtare kroate në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Kroacisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе