Kostadinovska-Stojçevska në „Europe House“: Vazhdojmë me mbështetjen e iniciativave të qytetarëve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

од admin_kult

„Trashëgiminë kulturore, materiale dhe jomateriale, me shumëllojshmërinë dhe veçoritë e saj është pasuri e njerëzimit, ndërsa mbrojtja e saj është një nga interpretuesit më të veçantë për njohjen, definimin dhe afirmimin e  indentitetit kulturor“, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në promovimin e publikimit „Parimet evropiane për cilësi për intervenime të financuara nga BE me ndikim potencial mbi trashëgiminë kulturore“, që u mbajt sot në „Shtëpi Evropiane“ ( Europe House)-Shkup.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se mbështetja e Be-së për botimin e këtij publikimi në gjuhën maqedone është kontribut i rëndësishëm për pasurimin e letërsisë profesionale të vendit që do të ndihmojë të jemi në hap me qasjet më bashkëkohore në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo udhëzoi falënderime për Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen dhe kontirbutin e pandërprerë në vërtetimin e standardeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe për IKOMOS Maqedoni për përkushtimin dhe entuziazmin në realizimin e kësaj iniciative.

„Besoj që ky publikim do të jetë lexim i dobishëm për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj veprimtarie, veçanërisht në pikëpamjen e menaxhimit me projekte. Thelbi i këtij botimi nuk është që të fusë modalitete për ndërhyrje, rregulla që janë të detyrueshme dhe të jape zgjidhje të gatshme teknike, por që të pasurojë njohuritë, të këshillojë, të sugjerojë dhe t’u ndihmojë në marrjen e vendimeve të gjithë ata që janë të kyçur në projekte që financohen nga BE-ja, që kanë potencial të ndikojnë mbi trashëgiminë kulturore“, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo potencoi që Ministria e Kulturës këtë vit mbështeti më shumë projekte që janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës. „Ministria e Kulturës“, shtoi Kostadinovska-Stojçevska „do të vazhdojë të mbështesë iniciativat e qytetarëve që udhëheqin kundrejt përhapjes së pjesëmarrjes qyetare në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore“.

Ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, theksoi se Maqedonia e Veriut është përplot me trashëgimi kuturore dhe natyrore të jashtëzakonshme që duhet të mbrohet dhe të promovohet.

„Jam i sigurt që Parimet evropiane për cilësi për intevenimet të financuara nga BE-ja me ndikim potencial mbi trashëgiminë kulturore, të përpunuara nga IKOMOS, do tu ndihmojnë shumë të gjithë të përfshirëve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe atyre që duan të sigurojnë që arti, traditat dhe gjeniu që kanë ekzistuar para neve do të mbrohen në përputhje me standardet më të larta“, tha Gir.

Kryetatja e IKOMOS Maqedoni, Kristina Biceva, tha që botimi për herë të parë ka nisur të punohet nga grupi espertiz i IKOMOS, nën mandatin e Komisionit Evropian dhe në suazat e iniciativës udhëheqëse të BE-së për vitin Evropian të trashëgimisë kulturore 2018- „Mirëmbajtja e trashëgimisë: zhvillimi i standardeve për cilësi për projektet e financuara nga BE që kanë potencial të ndikojnë mbi trashëgiminë kulturore“.

Videofjalime në ngjarje kishin edhe dr. Riin Allatallu, nënkryetar i IKOMOS dhe Mari-Llor Levenir, drejtor i përgjithshëm  i sekretariatit Ndërkombëtar të IKOMOS.

Ngjrarja promovuese vazhdoi me fjalimet e Grellan D.Rurk, IKOMOS Irlandë si dhe me prezentimin e drejtoreshës së Institutit dhe muzeut të Manastirit, Meri Stojanova, e cila iu referua projektit të trashëgimisë kulturore të financuar nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut përmes “IPA CBC” Shqipëri.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе