Koncerti i Vitit të Ri i “SHMXH Big Bend” dhe Luis Bonilla në Filarmoni

од admin_kult

Në skenën e Filarmonisë të mërkurën (28 dhjetor) do të mbahet një koncert i Vitit të Ri nga big-bandi i Shoqatës së Muzikantëve të Xhaz-it (SHMXH) dhe trombonisti amerikan i xhazit me origjinë nga Kostarika, Luis Bonilla.

Në koncert do të performojnë edhe artistët Darko Bençiq nga Kroacia, anëtar i rregullt i Big Bend-it të Lubjanës dhe Bojan Cvetkoviq nga Serbia.

Luis Bonilla është një fitues i shumëfishtë i çmimeve Grammy, producent, kompozitor, aranzhues dhe mësues. Gjatë gjithë karrierës së tij të frytshëme në publikime të shumta, ai ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të mëdhenj në historinë e xhazit: Vanguard Jazz Orkestra, Mingus Big Band, McCoy Tyner, Dizzy Gillespie, Lester Bowie, Tom Harrell, Freddie Hubbard, Astrud Gilberto, Willie Kolon dhe Toshiko Akijoshi.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе