Orkestra e Filarmonisë Nacionale sonte me fillim në ora 20, do të mbajë koncert të titulluar ,, Edhe trupi edhe shpirti” ku si solist do të performon solisti maqedonas Dino Imeri. Me orkestrën do të dirigjon Jeruham Sharovski nga Izraeli, në program janë veprat e Betovenit-Koncerti për piano dhe orkestra nr.5 në Es-dur dhe Simfonia nr.7 në A-dur,opus 92.
Dino Imeri (1990) konsiderohet si një ndër pianistët më të njohur maqedonas të gjeneratës së re të muzikantëve klasik. Arsimimin e fiton duke punuar me prof.Ludmilla Romanov, prof. Boris Romanov, si dhe me prof. Simon Trpçevski në klasën e të cilit mori titullin master në moshën 22 vjeç.