Ekspozitë nga Punëtoria e Qeramikës Rinore dhe kremtimi i Bllazhe Koneskit në Kërçovë

од admin_kult

-Rinia është gëzimi ynë, forca jonë.Energji e pastër që e përmbush njerëzimin me optimizëm, dhe me besim.Të rinjtë janë forca lëvizëse e çdo shoqërie, dhe një nga shtyllat prioritare të Ministrisë së Kulturës janë rinia.Ata kanë të drejtë të fitojnë shansin dhe besimin e tyre nga sistemi.Jemi shumë të bindur se të rinjtë janë zgjidhje për një realitet të ri dhe modern të vendit tonë, tha ministrja e Kulturës Irena Stefoska në Kërçovë, në hapjen e ekspozitës së veprave nga Punëtoria e Qeramikës Rinore.

Ministrja Stefoska pjesëmarrësve të rinj në Punëtorinë e mbajtur kah fundi i muajit gusht në Vraneshnicë, u uroi që misioni i tyre të zgjerohet dhe të arrijë vazhdimisht rezultate të mira.Ajo theksoi se bashkëpunimin që ata kurojnë me Shkollën e Mesme Artistike “Lazar Liçenoski” nga Shkupi, me gjimnazet nga Kërçova “Mirko Mileski” dhe “Drita”është një shembull se si duhet të jetë e tashmja jonë dhe aq më shumë e ardhmja jonë.

Në hapjen, drejtori i Qendrës për Kulturë, Mazllam Osmani, u falënderua për praninë e mentorëve, nxënësve dhe mjeshtrit Slobodan, në punëtorinë e të cilit u krijuan vepra të reja nga argjili.

Në kuadër të ekspozitës dhe me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit, u zhvillua dhe mbrëmje poetike-muzikore.Programin e realizuan nxënësit e SHMK “Mirko Mileski”- Kërçovë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе