Investimet në Qendrat e kulturës dhe plan për zhvillimin e kulturës gjatë stinës së verës

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot zhvilloi takim online me drejtorët e Qendrave Kulturore, në të cilin takim u bisedua për aktivitetet e këtyre institucioneve nga sfera e kulturës, poashtu edhe për investimet të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës do të realizohen deri në fund të këtij viti.

Në takimin, drejtorët e Qendrave për Kulturë e informuan ministren Stefoska për veprimtarinë e tyre në kushte të pandemisë botërore, dhe realizimin e projekteve në përputhje me të gjitha protokollet. Në takim u bisedua për planifikimin real të përmbajtjeve të programës në kushte pandemie, veçanërish gjatë periudhës së verës, ku ofrohen kushte më të volitshme për realizimin e programeve në ambiente të hapura alternative.

Në takim u theksua se institucionet përballen me probleme të investimeve, mungesë të paisjeve dhe paisje të vjetra, si dhe mungesë të stafit profesional teknik dhe administrativ.

Në takim u bisedua edhe për projektet, të cilat janë të mbështetura në programën për financim të projekteve nga interesi nacional në kulturë, nga sfera e investimeve dhe mirëmbajtjen e objekteve egzistuese dhe paisjet në pronësi të shtetit nga sfera e kulturës për vitin 2021. U theksua se me këto projekte, do të përmirësohen kushtet për funksionimin e Qendrave Kulturore.

Ishte e theksuar se në Programën vjetore për investime për vitin 2021 janë të ndara mjete për rikonstruim të Qendrave për Kulturë në Kumanovë( ndërtesa e teatrit) dhe në Gostivar, ndërsa në Qendrën për Kulturë në Koçan, vazhdon rikonstruimi i objektit, në të cilin është e filluar faza e parë e rikonstruimit, është bërë ndryshimi i fasadës dhe i çatisë.

Këtë vit do të sigurohet edhe dokumentacioni  tekniko- projektues për rikonstruimin e Qendrës për Kulturë në Prilep, me ndërtim dhe rindërtim të objektit, me qëllim që të sigurohet hapësira për punë të teatrit, si dhe për dokumentacionin tekniko-projektues për rikonstruim e objektit të Qendrës për Kulturë në Strumicë,  ndërsa janë siguruar mjete për gazifikimin e objektit të Qendrës për Kulturë në Kumanovë. Një ndër projektet të cilat do të realizohen këtë vit, është edhe rekonstruimi i çatisë të Qendrës për Kulturë në Tetov, furnizimin e video-mbikqyrjes dhe instalimin e tërësishëm të paisjes për video-mbilqyrje për nevojat e Qendrës për Kulturë në Strugë dhe furnizime të tjera për mjete teknike të institucioneve.

Në takim, Ministrja e Kulturës Stefoska, theksoi rëndësinë e këtyre institucioneve, funksionimi i të cilave është i një rëndësire të veçant për zhvillimin e kulturës në qytete dhe komuna, dhe theksoi se nga drejtorët dhe nga institucionet  në veçanti mirëpret të jenë më konstruktiv, më profesional dhe të kenë marëdhënie koordinative në punë. Poshtu, theksoi nevojën për bashkëpunim më aktiv me komunat lokale, në interes të qytetarëve dhe realizimin e më shumë aktiviteteve të cilat janë me rëndësi për zhvillimin e kulturës në komuna.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе