Tetor 25,2022
Grupi punës i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përpiloi draft versionin e parë të Planit Strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, që është në përputhje me Vendimin (44 COM 7B.77) miratuar në seancën e 44-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Fuzhou, Kinë (2021).
Përpilimi i Planit Strategjik për rehabilitimin e rajonit të Ohrit u koordinua me grupin e punës nga Republika e Shqipërisë, që bashkë u përcaktuan qëllimet strategjike dhe Plani i Veprimit.
Për dokumentin e planit Plani Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë Vendim se nuk është e nevojshme të bëhet vlerësim strategjik i mjedisit në pajtueshmëri me nenin 65 të Ligjit për Mjedisin Jetësor.
Draft-versioni i Planit Strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës për zbatimin ose moszbatimin e një vlerësimi strategjik, janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor dhe ueb-faqja e Ministrisë së Kulturës.
Mendimet, sugjerimet dhe komentet tuaja për Draft-versionin e Planit Strategjik mund t’i dërgoni në infoeko@moepp.gov.mk dhe skj.mzspp@gmail.com që nga 25 nëntori të vitit 2022.
Me qëllim të konsultimit dhe përfshirjes efektive të publikut në periudhën e ardhshme, në përputhje me rregulloret ligjore, do të organizohet një diskutim publik, në suaza të të cilit do të mund të merrni pjesë dhe të paraqisni vërejtjet dhe shtesat tuaja në lidhje me Draft versionin e Plan strategjik.
formulari për përcaktimin e nevojës për të zbatuar ose jo një vlerësim strategjik
vendimi për mozbatimin e vlerësimit strategjik për Planin Strategjik