Filmat e shpërblyer të ,,Asterfest” në kinemanë

од admin_kult

Më 27 shtator (e diel) në Kinemanë e Republikës së  Maqedonisë  së Veriut në Shkup, duke filluar nga ora 21:00, do të shfaqen tradicionalisht filmat e shpërblyer nga edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të  Strumicës  “Asterfest”, i cili u mbajt nën moton “Lëvizjet, shtigjet”.

Në programin e kësaj mbrëmje të filmit janë të përfshira pesë filma të shkurtër: “Mari”, “Origjina e Njeriut”, “Zombi”, ” Shoqëria telefonike” dhe “Njëri nga shumica”.

Filmi grek “Marie” nga Panajotis Kravaris, i cili fitoi Patkuan e Artë për fikcion të shkurtë më të mirë, është një film që magjeps me historinë e paragjykimit dhe dashurisë në shikim të parë, të thjeshtë dhe të besueshëm, por që përmban një bukuri të caktuar dhe një fund mjaft të habitshëm.

Filmi norvegjez “Origjina e Njeriut” nga Pjotr Sapegin, i cili fitoi “Patkua e Argjendtë” për animacionin më të mirë, është një film i bërë bukur për kujtesën dhe identitetin përmes një historie në dukje të thjeshtë, por të thellë. Filmi belg “Zombi” nga Baloxhi Çiani, i e fitoi “Patkuan e bronzit” për dokumentarin më të mirë, është një vepër në të cilën artisti na ofron një pamje kritike, jo vetëm të marrëdhënieve tona me teknologjinë, por edhe të politikës dhe të gjithë kontinentit. Filmi rus i metrazhit të shkurtër ,,Shoqëria telefonike” të Lenar Kamalov fitoi çmimin “Aco Aleksov” dhe paraqet një pamje çuditërisht emocionuese të luftës moderne, kurse filmit kroat ,,Njëri nga shumica” të Petar Zllongae fitoi çmimin ,, Gjorgji Abagjiev” për shprehje të animuar eksperimentale dhe imagjinare.

Projeksioni zgjatë një orë, hyrja është falas

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе