Është hapur ekspozita e Bienales Osten 2024

од admin_kult

Aktivitetet e Bienales Osten Shkup 2024, e cila u mbajt gjatë gjithë vitit të kaluar, përfundoi mbrëmë në objektin e Galerisë nacionale – Çifte Hamam Shkup me hapjen e ekspozitës dhe ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për artistët dhe bashkëpunëtorët e OSTEN-it.

Ekspozita, e cila është hyrje në kremtimin e 80 vjetëve të ekzistencës së Ostenit (1945 – 2025), përmban vepra të 80 artistëve dhe finalistëve të vlerësuar me çmime nga më shumë se 40 vende. Punimet e ekspozuara janë nga fusha e arteve vizuale – art në letër, piktura, objekte, instalacione, fotografi, video dhe art multimedial.

Çmimi i madh për arritje jetësore iu nda artistit dhe teoricienit italian Michelangelo Pistoletto, ndërsa çmimi “Trashëgimia kulturore botërore” iu dha Vangell Naumovskit, njërit prej artistëve më të mëdhenj maqedonas. Në bashkëpunim me SAVU (Shoqata Botërore e Arteve Vizuale), u ndanë këto çmime: “Artist i botës” për Kiro Urdin, “Rembrandt” për ekselencë në art për Jean Bogosian nga Belgjika, çmimi “Artist i Ballkanit” për Danço Ordev e shumë të tjerë.

Juria ndërkombëtare ndau tre çmime të para për vizatim, grafikë, teknikë të kombinuar në letër Pavoll Truben nga Sllovakia, për pikturë në telajo, instalacion, objekte K.S. Srivatshan nga India dhe për fotografi, video, multimedia nga Filip Joveski nga Maqedonia.

“Osten” u themelua në vitin 1945 si revistë humoristike dhe satirike në fushën e artit, mendimit të lirë dhe krijimtarisë së lirë. Nëpërmjet Galerisë botërore të karikaturave dhe Galerisë botërore të vizatimit, artistë nga e gjithë bota janë prezantuar ndër vite.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе