Edicioni i njëzetë i Garës Ndërkombëtare për muzicient të rinj “Perlat e Ohrit”

од admin_kult

Në Ohër filloi edicioni i 20-të jubilear i Garës Ndërkombëtare për muzicient të rinj “Perlat e Ohrit” 2021. Në katër ditët e ardhshme,deri më 19 qershor,tetëdhjetë artistë të rinj nga 15 shtete do të garojnë në disiplinat e instrumenteve frymore.

Në kuadër të kësaj gare muzikore,muzicient nga Serbia,Shqipëria,Greqia,Bosna dhe Hercegovina,Bullgaria,Mali i Zi,Sllovenia,Kroacia,Gjermania,Rusia,Polonia,Kina,Ermenia,Portugalia,si dhe nga vendi jonë do të garojnë në disiplinat për flautë,oboe,klarinet,trubë,saksofon,muzikë kamertale dhe të korit.Për shkak të respektimit të protokolleve shëndetësore,edhe këtë vit si në vitin e kaluar shfaqjet e edicionit do të zhvillohen pa publikë,vetëm në prani të komisioneve të ekspertëve në sallën ceremoniale të Komunës së Ohrit.

Garuesit më të suksesshëm edhe këtë vit do të kenë mundësinë të fitojnë një nga çmimet: 3000,2000,dhe 1000 euro për të renditurit më të lartë, çmime nga Shoqatat SOKOM dhe SMUM,Fondacioni “Zografski”,si dhe çmimet e Fondacionit “Dvajt dhe Ursula Mamlok” dhe shtëpisë botuese “Rajs Erle” nga Gjermania.Posaqërisht e rëndësishme ështe edhe çmimi i asociacionit evropian të garave muzikore EMSI,e cila fituesit i mundëson promovim vjetor për pjesëmarrje në koncerte dhe klasa mastere në disa qytete evropiane.

Gara “Perlat e Ohrit” zhvillohet nën patronazhin e Misnistrisë së Kulturës dhe kryetarit të komunës së Ohrit.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе