Ansambli i valleve dhe këngëve popullore shqiptare i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Festivalin e 23-të Ndërkombëtar Folklorik në Bujukçekmexhe, Stamboll, Turqi.
Në festivalin që u mbajt nga 30 korriku deri më 7 gusht të këtij viti dhe në të cilin morën pjesë ansamble nga 25 vende të botës, ansambli i valleve dhe këngëve popullore shqiptare fitoi çmimin e parë „Ura e Artë Ndërkombëtare”.