Aktivitetet e Qendrës për Kulturë në Kumanovë do të jenë në shenjë të kremtimit të jubileut të 40 vjetorit

од admin_kult

Ministria e Kulturës ka ndarë mbi pesë milion denarë gjithësej për 22 projekte për Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë,aktivitete të cilat do të realizohen në kremtimin e 40 vjetorit të këtij Institucioni Nacional.

Me rastin e jubileut në muajin Prill do të jetë e botuar monografi “Instituti Nacional,Qendra për Kulturë Trajko Prokopiev Kumanovë 1981-2021”,nga një grup autorësh,e cila do të jetë një prerje e tërthortë e zhvillimit dhe aktiviteteve të Institucionit në 40 vitet e kaluara.Gjatë këtij muaji,para publikut të Kumanovës do të shfaqen dy shfaqjet premierë “Drama e humbur në kohë” në regji të Vladlen Aleksandrov dhe “Lojë e dashurisë” në regji të Nehat Mehmetit.

Në muajin Maj janë të parapara aktivitete për promovimin e prodhimit aktual të letërsisë,gjegjësisht do të ketë promocion,prezentim dhe popullaritet të krijimtarisë së Ana Buteska,ndërsa tradicioni etnologjik maqedonas do të jetë i prezantuar përmes Revisë të veshjeve-kostumeve tradicionale të ansamblit etnografik të rajonittë Shopsko-Bregalnicë.

Në Qershor do të zhvillohen ekspozitat “Autodidakt 2021”, “Grafit fest Kumanovë 2021” si dhe koncerti në piano i duos “Jovana dhe Mimoza”.

Shfaqja teatrale “Varezat e automjeteve” në regji të Nela Vitosheviq,si premierë do të jetë e shfaqur në Qershor,ndërsa në Gusht premierë teatrale do të ketë shfaqja “Fishkëllimë në erësirë” në regji të Qëndrim Rijanit.

Edicioni tradicional i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Ditët e komedisë 2021”,i cili do të mbahet për herë të 24,është e paraparë të zhvillohet në Shtator,dhe gjatë këtij muaji do të zhvillohet kremtimi i ceremonisë mbrojtëse të Intitucionit Kombëtar Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev”,duke organizuar një mbrëmje kushtuar Trajko Prokopiv.Deri në fund të vitit,para publikut të Kumanovës do të shfaqen më shumë ekspozita vetanake të autorëve të njohur maqedonas,ndër të cilat:Marija Veliçkovska,Andriana Macieva,Doroti Paçkova dhe gjithashtu është e paraparë edhe ekspozitë e “Grafikët Kumanovarë 2021” si dhe bashkëpunimin koproduksional me Koloninë Ndërkombëtare të Artit “Karpino 2021”.

Në sferën e investimeve,në Qendrën për Kulturë në Kumanovë do të realizohen tre projekte,me të cilat do të përmirësohen kushtet për funksionimin e këtij institucioni.Në fillim të muajit Maj,sipas dinamikës të institucionit,do të fillojnë punimet për rekonstruimit të ndërtesës së Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” gjegjësisht ndërtesa e teatrit.Ministria e Kulturës siguroi mjete për ndërtimin e sistemit të gazifikimit në këtë Institucion Nacional,si dhe furnizimin e një miksete muzikore profesionale për nevojat e Qendrës për Kulturë.

 

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе