Të gjithë punonjësit në kulturë, duke filluar nga pagesa e muajit shtator, marrin paga më të larta për 10% si rezultat i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për punonjësit në sektorin publik të arritur këtë vit.
Pagat në kulturë, që nga fillimi i valës së rritjeve në vitin 2021, së bashku me rritjen e fundit nga shtatori 2023, janë më të larta me 43%.
Një dinamikë e tillë e rritjes së pagave nuk është vërejtur deri më tani në sektorin publik në vend, dhe ky ndryshim drastik në favor të punëtorëve të kulturës erdhi me nënshkrimin e Kontratës Kolektive, e cila u shpall vazhdimisht në 15 vitet e mëparshme, për t’u realizuar përfundimisht në vitin 2019.
Marrëveshja kontribuoi në drejtësinë në grupimin e vendeve të punës, në vlerësimin e drejtë të punës së punonjësve, në realizimin e të drejtave për shtesa pagash, në parandalimin e abuzimit të punonjësve në kulturë, në parandalimin e selektivitetit dhe favorizimit në përcaktimin e të drejtave të marrëdhënies së punës dhe në rregullimin e çështjeve tjera relevante të marrëdhënies së punës.
Falë Marrëveshjes Kolektive, që nga viti 2020 pagat në kulturë janë rritur disa herë, përkatësisht: me 1,65% në vitin 2021, me 19,55% në vitin 2022, me 12,55% në mars të vitit 2023.
Pagat në kulturë po rriten këtë vit për herë të dytë me 10% të tjera dhe ky është rezultati i nënshkrimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive për pagat në sektorin publik, e cila garanton rritje të vazhdueshme të pagave me një zgjidhje që nuk do të varet nga vullnetin dhe dëshirën e çdo partie politike si tani ashtu edhe në të ardhmen.
Theksojmë se zbatimi i Konkluzionit të Qeverisë për rritjen me 10 për qind të pagës bazë në sektorin publik, që vlen për të gjithë vendin, bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Gjegjësisht, mënyra e përcaktimit të pagës bazë bruto është përcaktuar në Kontratën Kolektive për Kulturë, dhe me vendimet individuale të pagave përcaktohet vetëm shuma, natyrisht e rritur për 10% në përputhje me nenin 14 të Kontratës së Përgjithshme Kolektive.
Rritja e pagave në kulturë nga viti 2021 deri në shtator 2023 shihet më së miri duke krahasuar të dhënat për disa vende pune dhe tituj në disa institucione kulturore.