Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot vizitoi komunën e Krivogashtanit ku me kryetarin e komunës Nikollçe Miskoski bisedoi për realizimin e projektit investues të mbështetur nga dotacionet kapitale nga Ministria e Kulturës në vlerë prej 4,5 milionë denarë.
Në takim, Kostadinovska-Stojçevska përshëndeti nismën dhe angazhimin maksimal të komunës, e cila duke i realizuar nevojat e qytetarëve, propozoi projektin e përshtatjes duke e shndërruar sallën komunale në sallë multifunksionale për realizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore.
Ministrja e Kulturës theksoi se ky është projekt me të cilin komuna merr mbështetje për herë të parë që nga ekzistenca e saj dhe ky është vetëm vërtetim i shqetësimit të Ministrisë së Kulturës për zhvillimin kulturor lokal.
“Një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës është përmirësimi i kushteve në të cilat realizohet kultura në vendin tonë. Vlerësimi dhe promovimi i kulturës dhe qasshmëria e saj për të gjithë qytetarët janë të një rëndësie të veçantë për realizimin e projekteve që do të rrisin vetëdijen dhe do të intensifikojnë bashkëpunimin ndërmjet sektorit politik, kulturor dhe qytetar”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo shtoi se pajisja teknike dhe hapësinore e institucioneve është parakusht për realizimin e produktit cilësor kulturor dhe për këtë me dotacionet kapitale për komunat në vend, bëhet përpjekje që të ndihmohet në pajisjen dhe modernizimin e atyre ekzistuese, si dhe në ndërtimin e objekteve të reja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e pa penguar të përmbajtjeve kulturore.
Kryetari Miskoski tha se mjetet e fituara me dotacionet kapitale janë konfirmim se me investimin në projekte kulturore në zonat rurale do të përmirësohet dukshëm cilësia e jetës së qytetarëve në komunë dhe do të mundësohet zhvillim i balancuar kulturor rajonal.