Opera dhe Baleti Nacional njofton rinovimin e një prej operave më të bukura maqedonase, “Lidija nga Maqedonia” të kompozitorit Risto Avramovski. Opera “Lidija nga Maqedonia” do të shfaqet më 16 shtator 2023 duke filluar nga ora 20:00 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional.
Dirigjent i shfaqjes është Ivan Eminoviq. Regjisori Pllamen Kartalov (Bullgari), rikonstruksioni i regjisë është i Trajko Jordanovskit, skenografia e Pançe Minovit, kostumet e Elena Donçevës.
Në rolet kryesore do të interpretojnë: Nade Talevska Spasovska, Igor Durlovski, Dragan Ampov, Marjan Nikolovski / Nikola Stojçevski, Vasko, Ana Rojdeva Talevska / Katerina Stojanovska, Aleksandra Lazarovska – Vasilevski / Elena Golomeova dhe Marika Popoviq / Sonja Pendovska Madevska. Interpreton kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
Opera “Lidija e Maqedonisë” është një operë në dy pjesë. Është krijuar në vitin 2001, me porosi të Teatrit Kombëtar Maqedonas. Libreti është punuar nga Gij Shellek dhe Dora Petrova (Francë) me tekst të Liljana dhe Jordan Plevnesh.