Filluan aktivitetet në suaza të projektit „Sundimtaret e Ballkanit“

од admin_kult

Me regjistrimin fotogrametrik dhe dixhitalizimin e artefakteve në Muzeun e Maqedonisë së Veriut dje në Shkup, filluan aktivitetet në suaza të projektit „Sundimtaret e Ballkanit” (SheLeadersVR), mbështetur nga programi „Evropa Kreative”, ndërsa kofinancuar nga Ministria e Kulturës.

“Projekti ka për qëllim të tregojë historitë e grave të shquara që kanë sunduar në periudhën mesjetare në Ballkan dhe bazuar në jetën e tyre, zakonet, sukseset dhe sfidat që kanë pasur në kohën e tyre, të krijojë histori që do të prezantohen përmes aplikacioneve në njërealitet virtual ( VR) dhe të zgjeruar (AR)”, informojnë nga Qendra për Kërkime Shkencore dhe Promovim të Kulturës „HAEMUS”, e cila është mikpritëse dhe partnere nga Maqedonia e Veriut. „HAEMUS” është duke punuar në këtë projekt në partneritet me Shoqatën për Dixhitalizim dhe Informim të Trashëgimisë Kulturore “Digi.ba”, NoHo Ireland, Universitetin e Sarajevës, Muzeun Kombëtar të Malit të Zi dhe Institutin Arkeologjik në SANU në Beograd.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе