Ministria e Kulturës demanton me ashpërsi titullin e tekstit në SDK.MK: “LSDM do t’i shtojë monumentit të Nënë Terezës, një ndërtim ilegal të VMRO-DPMNE-së që bllokon hyrjen në sheshin Maqedonia, në vend që ta rrënojë atje do të ketë konkurs për pamje të re”.
Nga Ministria e Kulturës bëjnë të ditur se dje ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka mbajtur brifting me gazetarë, e jo LSDM-ja.
Në përgjigjen e pyetjes së gazetares, ministrja Kostadinovska-Stojçevska asnjëherë nuk ka deklaruar se skulptura përkujtimore e Nënë Terezës do të shtohet apo rrënohet. Ministrja në deklaratën e saj thotë se do të shpallet konkurs në mënyrë që publiku profesional të propozojë një zgjidhje të pranueshme për këtë hapësirë.
Aktvendimi për të ardhmen e këtij objekti, në fakt kërkohet të ofrohet nga paneli i ekspertëve, duke pasur parasysh edhe mundësitë e konvertimit në përputhje me dokumentacionin urbanistik për parcelën e planifikuar.
Për kujtesë, me Marrëveshjen e Ndërtimit, objekti “kompozim skulpturor” filloi të ndërtohet në vitin 2015. Vlera e kontratës bazë është 342.223.925,00 denarë, ndërsa vlera e aneks marrëveshjes është 798.308,48 denarë. Shuma e përgjithshme për objektin është 343.022.233,48 denarë.
Marrëveshja për ndërtimin e kompozimit skulpturor u ndërpre në vitin 2017.
Ky objekt është i ligjshëm me Leje Ndërtimi nr. 13794/5, KO „Cenatr 1″ në Shkup. Duke pasur parasysh këtë fakt, si dhe imazhin e shëmtuar prej kohësh të sheshit „Maqedonia” me të ardhmen e pazgjidhur të godinës, ne avokohemi për një debat të përgjithshëm dhe pjesëmarrje të publikut profesional për aktvendim modern urban në qendrën strikte të Shkupit.