Me ekspozitën “Kohë e përkohshme”,e cila është e vendosur në ambient të hapur në shëtitoren e Strumicës,vazhdojnë ngjarjet nga manifestimin “Strumica – qytet i kulturës 2021” për këtë muaj.Në ekspozitë janë të vendosura riprodhime të fotografive të vjetra nga Strumica,të fotografuara në periudhën prej viti 1911 deri në vitin 1938.
Biblioteka lokale “Blagoj Jankov – Muçeto”,sot do të shënojë festën e patronit me një konkurs letrar kushtuar heroit,ndërsa mbrëmjen e sotme do të zhvillohet edhe koncerti me titull “Etnonokturne – mbrëmje muzikore”, në të cilën do të performojnë: Aleksandra Kocevska (vokaliste),Biljana Petrovska (piano) dhe Petar Kolevski (klarinet) me interpretim të kompozimeve të shkurtra romantike.
Të premten do të zhvillohet edhe promocion i krijuesve letrar të rinj vendas,ndërsa të shtunën është festivali tradicional i muzikës për persona me aftësi të kufizuara fizike.
Deri në fund të muajit,janë të planifikuara më shumë ngjarje,ndërsa vëmendje më të madhe pritet të terheqë performanca e Ansamblit të muzikës popullore “Tanec” e cila duhet të zhvillohet më 23 korrik në platonë para Qendrës Kulturore.