Filloi realizimi i projektit “Rekonstruim virtual dhe përpunim i modelit të varrit të tipit maqedonas në Ohër”,nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës për vitin 2021.
Nga Institucioni Nacional Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut në Ohër,informojnë se në bashkëpunim me Qendrën e gjelbërt regjionale Ohër,përpunojnë një model virtual 3D të kësaj ndërtese unike,e cila do të mbetet në dispozicion për publikun më të gjërë përmes platformave të internetit.Nga Enti dhe Muzeu i Ohrit,njoftojnë se modeli 3D i varrit do të ekspozohet në Muzeun “Shtëpi e Robevcive”.