“24 mijë puthje” koncerti i Filharmonisë

од admin_kult

Filharmonia të shtunën më datë 13 shkurt, në ora 20:00 do të mbajë koncertin tradicional me rastin e Ditës së të dashuruarve,i cili këtë vit titullohet “24 mijë puthje”.

Programi përfshin këngë dashurie të përhershme, të tilla si “Një puthje”, “Beautiful Maria”, “Ne me quitte pas”. Titulli i koncertit është marrë nga kënga “24,000 baci” e cila gjithashtu do të interpretohet.

Si solist në koncert do të performoj tenori ynë me një karrierë ndërkombëtare Blagoj Nacoski, i cili vjen enkas për këtë koncert nga Italia, dhe vokalistja e re maqedonase Svetlana Jovanovska. Do të marë pjesë edhe kori, dhe në kuadër të koncertit do të ketë një performimbaleti të interpretuar nga Kala Karevski, me koreografi të Sasha Eftimov.

Koncerti do të drejtohet nga maestro Diana Imeri Ilkoska, një nga dirigjentët më premtues maqedonas e cila shkollimin e saj e kreu në Fakultetin e Muzikës në klasën e prof. Sasha Nikolovski-Gjumar, ndërsa magjistroi në klasën e prof. Borjan Canev në vitin 2018.

Koncertet në Ditën e të dashuruarve kanë qenë një pjesë tradicionale e Filharmonisë për shumë vite. Në koncept, ato janë formuar ndryshe nga programi i zakonshëm dhe kanë karakter më të famshëm.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе