Shuntaro Tanikava fitues i „Kurrores së artë“ për vitin 2022, Xherardo Mazuco i çmimit  „Urat e Strugës“

од admin_kult

Shuntaro Tanikava, poet nga Japonia, është fitues i çmimit „ Kurrora së artë“ në Mbrëmjet Strugane të poezisë për vitin 2022, ndërsa çmimin „Urat e Strugës“ këtë vit e fitoi poeti italian Xherardo Mazuço.Shuntaro Tanikava është poeti më i rëndësishëm japonez i gjallë, poezitë e të cilit sovranisht udhëtojnë jo vetëm nëpër ujërat emocionuese të gjuhës por edhe nëedhe në shndërrimin e tyre krijues në muzikë, film, pikturë apo shkronja kaligrafike – thuhet në shpjegimin e Bordit drejtues të Mbrëmjeve Strugane të poezisë.

Siç theksoi kryetarja e Bordit drejtues të Manifestimit, Elizabeta Shelleva, gjatë shpalljes së sotme të laureatëve në ASHAM, Tanikava është poeti më produktiv, më i lexuari, më me ndikim, më i njohuri dhe më inovativi në Japoni, por jo vetëm mes poetët e gjallë por edhe më gjerë, veprat e të cilit janë të përkthyera në shume gjuhë të botës.

Tanikava është autor i 80 përmbledhjeve poetike për të cilat ka fituar çmime të shumta letrare në Japoni dhe jasht saj.  Veprat e tij shfaqen jo vetëm në revista prestigjioze letrare, por edhe në tekstet shkollore, në media e më gjerë. Shuntaro shfaqet edhe si autor tekstesh dramatike, skenare filmash, është një eseist dhe përkthyes i pasur, por edhe autor i letërsisë për fëmijë.Ai ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar publikut maqedonas, Shuntaro falënderoi për respektin ndaj poezisë dhe shprehu besimin se ajo do të shërbejë si “një lajmëtar që përcjell zërat e fshehur në trupin e moshuar”.

Çmimin “Urat e Strugës” këtë vit e fitoi poeti italian Xherard Mazuço . Çmimi është themeluar në vitin 2004 dhe këtë vit ndahet për të 19-tënherë.

Mazuço ka lindur në vitin 1991në Italinë jugore. Pas përfundimit të studimeve klasike, në vitin 2010 ai shkoi në Milano ku u diplomua për të drejtën e autorit dhe më pas për botim në Universitetin e Bokonit.Në vitin 2020 ai gjithashtu themeloi shtëpinë botuese “Utopia”, e cila fokusohet në letërsinë artistike, poezinë dhe në beletristikë.

– Mazuço thellësishtnjeh sekretet e vokacionit poetik dhe kjo më së miri shihet në poezinë e tij, e cila është një ndërthurje e dhuntisë së padyshimtë dhe mjeshtërisë së rafinuar. Ndihet ndjesia se në këngët e tij çdo varg është pikërisht në vendin e duhur.

Edhe pse është poet i ri, poezia e tij tashmë është pjesë e antologjive, revistave, ueb-faqeve speciale, broshurave jokomerciale – tha në fjalimin e tij anëtari i Bordit drejtues të Manifestimit, Vladimir Martinovski.

Libri i parë i Mazuços, për të cilin mori çmimin “Urrat e Strugës”, është përmbledhja me poezi “Këtu jetoi një burrë”, me të cilin ai fitoi sukses kritik dhe tregtar jo vetëm kombëtar por edhe në nivel ndërkombëtar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе