Stefoska në konferencën ministrore : Kultura është fuqia lëvizëse që hap kufijtë e mbyllur nga virusi

од admin_kult

Ministrja e kulturës Irena Stefoska sot ishte pjesëmarrëse në konferencën e shtatë ministrore të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore-Forcimi i kulturës në funksion të zhvillim të qëndrueshëm (CoMoCoSEE),e cila për shkak të pandemisë KOVID-19,u zhvillua online.Nikoqir i kësaj konference të rëndësishme ministrore ishte Ministria e Kulturës dhe Sportit e R.së Greqisë,e cila në periudhën që kaloi kryesonte me Këshillin.

Në fjalimin e saj,ministrja e kulturës Stefoska shprehu mirënjohje për nikoqirët dhe theksoi se ky është një rast i shkëlqyeshëm për të theksuar angazhimin e ndërsjelltë, për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal dhe multilateral në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore,si një fuqi lëvizëse për dialog,kreativitet dhe kohezion në rajon.

Në fjalimin e saj,duke iu referuar temës së konferencës ministrore: “Politikat kulturore digjitale dhe ekologjike në kontekst të pandemisë”, Stefoska theksoi se R. e Maqedonisë së Veriut,si dhe vendet tjera në botë,e harmonizuan jetën kulturore dhe shoqërore për tu përballur me sfidat të cilat na i imponoi pandemia globale.

“Këto sfida të reja na kanë mundësuar të fillojmë ta shikojmë kulturën më shumë si një ekologji,se sa vetëm një ekonomi,dhe të fillojmë me rishqyrtimin e modeleve të vjetra me qasje kreative dhe me mbështetje nga shteti.Megjithatë,në këtë drejtim,kemi akoma shumë për të punuar dhe mësuar nga njëri-tjetri”,shtoi Stefoska.

Ministrja e kulturës informoi se si pjesë e paketeve gjithëpërfshirëse shtetërore për mbështetje,u sigurua mbështetje për punonjësit kulturor,duke përfshirë për herë të parë edhe artistët e pavarur.

“Paralelisht me sigurimin se punonjësit kulturor mund të vazhdojnë të krijojnë,R. e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar reformat sistematike,të përqendruara në strategji të reja dhe korniza ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”,tha Stefoska.Ajo e theksoi edhe rëndësinë e kulturës si një mjet kryesor e cila i ndihmon njerëzit për tu përballur me pasojat nga pandemia globale,dhe tha se kultura duhet të jetë fuqia lëvizëse që hap kufijtë e mbyllur nga virusi.

“Ne jemi ministra të kulturës në kohë shumë të vështirë.Prandaj,përgjegjësia e jonë është më e madhe se zakonisht.Tani,më shumë se kurrë,bashkëpunimi ynë është shumë i rëndësishëm.Kultura mund të jetë një element i përbashkët që ne e ndajmë dhe e cila mundet të na ndihmojë ta mbështesim dhe frymëzojmë tranzicionin e nevojshëm nga situata jonë aktuale, dhe duhet të jetë edhe më e dukshme.Europa Juglindore,si një udhëkryq i civilizimit është e përplotë me trashëgimi kulturore,e cila duhet të na bëje miq edhe më të afërt”,deklaroi Stefoska.

Në konferencë u theksua se si pjesë e procesit të integrimit në BE,Maqedonia e Veriut është e përqendruar në zbatimin e Agjendës së BE-së për Ballkanin Perendimor për inovacione,hulumtime,arsim,kulturë,të rinj dhe sport.Ishte ndarë gjithashtu se Ministria e Kulturës e R.së Maqedonisë së Veriut e shpreh gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në Programin e ri të Europës Kreative 2021-2027.Në konferencën gjithashtu ishte përshëndetur edhe iniciativa për krijimin e Fondit Rajonal Kulturor,si një mekanizëm serioz për avancimin praktik të bashkëpunimit rajonal.

Në fund të konferencës ministrore,ministrat e kulturës dhe shefat e delagacioneve miratuan edhe Deklaratën e Athinës,me të cilën e dëshmuan angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin në frymën e respektit reciprok.Kryesimin e Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore dhe Forcimin e  Kulturës për në fuksion të zhvillit të qëndrueshëm (CoMoCoSEE),e mori Mali i Zi.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе