Ministria Stefoska u takua me ambasadorin e Holandës, Dirk Jan Kop

од admin_kult

Ministria e kulturës Irena Stefoska u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria Stefoska dhe ambasadori Jan Kop biseduan për marrëdhëniet në fushën e kulturës në mes dy vendeve, të cilat tash më janë konstatuar që të zhvillohen në të mirën tradicionale dhe atmosferën kreative. Bashkëbiseduesit u shprehën hapur për çfarë do lloj promovimi të marrëdhënieve në kulturë.

Stefoska i prezantoi politikat dhe prioritetet e planifikuara të Ministrisë së Kulturës për periudhën e ardhshme dhe përveç saj bashkëbiseduesit u dakorduan që është e nevojshme shkëmbim më i madh i projekteve dhe artistëve si dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë më të madh në mes institucioneve dhe të dy vendeve.

Ministria e kulturës e njoftoi ambasadorin me aktivitetet në lidhje me mbrojtjen e trashëgimive kulturore, zhvillimin e industrive kreative, bashkëpunimi me UNESKO, si dhe aktivitetet për mbështetje të projekteve të popullatës së re. Ajo e përshëndeti dhe interesin e Mbretërisë së Holandës për trashëgimin tonë kulturore dhe folklorin.

Në fund, Stefoska shprehu bindje që marrëdhëniet shoqërore dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës në mes dy vendeve do të vazhdojnë të intensifikohen dhe thellohen me dinamikë më të thelluar.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе