“Lokum Fest – muzikë dhe traditë” nga 22 deri më 24 korrik në Manastir

од admin_kult

Me koncert të “Trios Vlatko Stefanovski”,në lokalitetin Heraklea në Manastir,mbrëmjen e nesërme më 22 korik,fillon edicioni i 15-të jubilar i Festivalit Ballkanik të Etnofuzionit “Lokum Fest – muzikë dhe traditë”.

Në kuadër të festivalit,i cili do të zhvillohet deri më 24 korrik,do të performojnë edhe Dragan Dautovski dhe Ratko Dautovski,si dhe Shoqëria Kulturoro Artistike “
Ilinden” dhe në mes tjerash do të jetë e hapur edhe ekspozita “40 vite të Manastirit të vogël Monmartër”.

“Lokum fest” është festival,i cili filloi një dekadë e gjysmë më parë në vitin 2007,në Qarshinë e vjetër të Manastirit.Vetë emri rrjedh nga tradita konsullore,me kafe dhe llokum të mirëpritet një fqinj,udhëtar,personi me qëllime të mira është edhe sinonim i hapjes,multikulturalizmit,takimit midis kulturave.

Në fakt,një nga funksionet kryesore të festivalit është përmes formave të ndryshme muzikore (tradicionale,të stilizuara,çallgjisë,”fusion”,”world music”) të tregojë të gjithë amalgamën dhe shkëlqimin e kulturave,etnive dhe karakteristikat e Manastirit konsullor.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе