Gratë në histori dhe historiografinë e gruas në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore

од admin_kult

Sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup,Qendra për Hulumtim të Nacionalizmit dhe Kulturës (QHNK),do të zhvillojë ngjarje me disa përmbajtje të ndryshme,dhe atë në: promovimin e botimit,konferencë e ekspozitë që në fokus kanë gratë në historinë dhe historiografinë e gruas në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

Ngjarja do të fillojë me promovimin e botimit “Arkivat e të padukshmeve: Gratë nga e kaluara e Maqedonisë në shtypin ndërmjet dy luftërave botërore”,e cila ofron tekste origjinale autoriale dhe një bibliografi të sistematizuar për paraqitjen dhe dukshmërinë e grave në mediat e shkruara nga periudha ndërmjet luftës.

Menjëher më pas do të pasoj dhe konferenca me temën:”Përvojat rajonale në arkivimin dhe studimin e historisë së grave në kulturën e shtypur – mënyrat e ruajtjes dhe ndarjes”.Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare,sot mund të ndjeket dhe ekspozita e artistes vizuele Hristiba Ivanoska me temë:”Muzeu i tregimeve të grave” i filluar në vitin 2015.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit Arkivi i të padukshmeve,i mbështetur nfa Fondacioni “Hajrih Bel”,Ministria e Kulturës dhe nga Qyteti i Shkupi.

 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе