Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore ,,Trashëgimia Kulturore dhe Shkollat

од admin_kult

Në periudhën nga 1 deri më 7 tetor, do të mbahet shënimi qendror i Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, ku në vendin tonë këtë vit janë përqendruar në temën “Trashëgimia Kulturore dhe Shkollat”. Në këtë kontekst, disa muze dhe institucione të tjera që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore njoftuan organizimin e ngjarjeve me praninë fizike të vizitorëve, me respektimin e  protokolleve për mbrojtjen kundër virusit korona.

Në organizim të Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë janë mbajtur dy punëtori kreative të titulluara ,,Fascinimi  i fëmijëve 20” të inspiruar nga ekspozita e ,,Fascinimi i Pejsazheve 20” të artistët Atanas Atanasovski. Muzeu Kumanovë organizon vizitë në lokalitetin Kukllat e gurit në f.Kuklic dhe punëtori edukative e titulluar “Legjendat dhe traditat në jetën bashkëkohore”. Në përputhje me temën ,Muzeu Demir Kapija do ta realizon punëtorinë kreative, ,,Traditat, tashme, ardhmëria”, me nxënësit e shkollës lokale.

Në muzeun dhe galerin në Kavadar, me 2 tetor në ora 12, do të hapet ekspozita ,,Trashëgimia Kulturore e Kavadarit”. Muzeu më i vogël etnologjik në botë nga f.Xhepçisht, Tetovë bashkohet në manifestimin me vendosjen e ekspozitës ,, Relikuim fetar dhe diploma të vjetra të zanateve të harruara” dhe me organizimin e Debatës rreth botimit të librit ,,Abetare etnologjike maqedonase” më 3 tetor.

Me 6 tetor, Muzeu i Qytetit të Negotinës do ta hapë ekspozitën ndërkombëtare të veprave të artit të artit të Aleksandra Kokotoviq nga Saraeva Bosna dhe Hercegovina. Ekspozita titullohet Arti si katalizator për ndryshime sociale” do të vendoset në hapësirë të hapur, në Lapidarium para muzeut të luftës dhe pavarësisë maqedonase  do të promovohet botimi i ilustruar për fëmijë,, Libër me fotografi  të muzeut”

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе