Në Manastir premierë e “TRE-shfaqje teatrale në gjuhën e shenjave

од admin_kult

Aktorët nga Manastiri mbrëmjen e sotme në IN Qendra për Kulturë,do të shfaqin premierën e shfaqjes për fëmijë “Tre” në gjuhën e shenjave,regjisor i së cilës është Jovan Ristovski.

Bëhet fjalë për një projekt të parë kulturor të këtij lloji,i cili përpos në Manastir do të prezantohet edhe në shtatë qytete të tjera të vendit.

Shfaqja “Tre” është frymëzuar nga legjenda e Marko Cepenkov,për bariun dhe tre zanat,dhe e ngarkuar me problemet ekologjike të ditëve të sotme.Shfaqja është e paraparë për një publik të gjërë fëmijësh,por njëkohësisht edhe për fëmijë me dëgjim të dëmtuar,shurdhmemecë dhe të shurdhër.

Në shfaqjen teatrale “Tre” aktorët Maja Andonovska Ilijevski,Anastazija Hristovska,Sandra Gribovska dhe Nikolçe Projçevski me publikun do të komunikojnë me të folur dhe në ghuhën e shenjave,ndërsa interpretues i gjuhës së shenjave është Suzana Stanoevska.

Projekti teatral “Tre” i Qendrës-ATO nga Manastiri është mbështetur nga GIZ dhe  Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе