Botohet publikimi mbi trashëgiminë kulturore jomateriale të rajonit

од admin_kult

“Trashëgimi të gjalla” titullohet publikimi vjetor të cilën e botoi Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën patronazhin e UNESCO-s,me seli në Sofje,Bullgari.

Në publikimin,i cili i përkushtohet 75 vjetorit jubilar të UNESCO-s,janë paraqitur përvoja dhe politika të suksesshme të Komisioneve Nacionale të UNESCO-s në rajon dhe më gjerë,poashtu janë të prezantuara edhe pjesëmarrjet në forume të rëndësishme ndërkombëtare,ekspozita dhe aktivitete të tjera që afirmojnë diversitetin e trashëgimisë kulturore.

Komisioni Nacional i Republikës së Maqedonisë së Veriut në UNESCO,në këtë edicion të njohur është prezantuar përmes një interviste me etnomuzikologen dhe anëtaren e këtij organi kombëtar,mr. Branka Kostiq – Markoviq.Në intervistë,ajo shqyrton historinë dhe përmbajtjen e programit të Komisionit,sfidat,si dhe rëndësinë e aktiviteteve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si faktor kyç në edukimin e brezave të rinj.

Publikimi “Trashëgimi të gjalla” është në dispozicion në web faqen e Qendrës Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale me seli në Sofje,Bullgari.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе