Në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Velesit „Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot“do të jepet premiera e shfaqjes „Krimi i shekullit 21“ të punuar sipas tekstit të Edvard Bond, në regji të Vlladimir Millçin, nesër (16.5.2019).

„Krimi i shekullit 21“ është premiera maqedonase e tekstit të tretë dramatik të trilogjisë kundërushtarake të Edvard Bond, njëri nga autorët më të rëndësishëm të dramës, mjaft kontrovers për shkak të dhunës së shfaqur në pjesët e tij teatrale, për shkak të radikalitetit të qëndrimeve të tij për teatrin modern dhe shoqërinë, si dhe teoritë e tij për dramën.

Në shfaqjen interpretojnë aktorët: Maja Lutkov, Zharko Spasovski, Faik Mefailoski dhe Talija Nastova. Përkthimin e tekstit nga gjuha angleze e bëri Vlladimir Millçin dhe Ema Markoska Millçin, skenografia është e Kërste Xhidrov, kostumografia është e Marija Pupuçeska, ndërsa autor i muzikës është Marjan Neqak.

Ky është produksioni i parë teatral i Teatrit të Velesit nga Programi për vitin 2019 të mbështetur nga Ministria e Kulturës. Repriza e parë e shfaqjes është të shtunën, më 18 maj.