Në kuadër të FMT-së „Vojdan Çernodrinski“ që mbahet në Prilep, zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, realizoi takim pune me drejtorët e teatrove nacionale në vend me ç’rast u hapën të gjitha çështjet lidhur me punën aktuale të shtëpive profesionale të teatrit në vend.

Në një atmosferë konstruktive u arritën edhe udhëzime të caktuara konkrete për të tejkaluar një pjesë të situatave.

Zëvendësministri Llazovski me drejtorin e IN Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës dhe Muzeut – Prilep, Bllagoja Atanasoski, dhe me kryetarin e Komunës, Ilija Jovanoski, e vizituan edhe kompleksin e manastirit „Treskavec“ ku zëvendësministri ishte njoftuar hollësisht me fazën në të cilën ndodhet projekti, rindërtimi i konakëve të djegur dhe përpilimi dhe realizimi i projekteve të kishës, trapezarisë, konakut dhe kuzhinës së manastirit „Treskavec“ – Prilep.

Për këtë projekt, Ministria e Kulturës me dinamikë të caktuar ndau mjete në vitin 2015, ndërsa vëmendje të veçantë iu kushtua në vitin 2017 kur kisha ishte shpallur trashëgimi kulturore në rrezik, me çka ishte miratuar dhe zbatuar dinamika e realizimit të masave parandaluese të mbrojtjes.