Irena Stefoska – ministre e Kulturës

Irena Stefoska lindi më 16.09.1967 në Shkup. Ajo ka titullin doktor e Shkencave historike dhe profesoreshë e rregullt në Institutin e Historisë Nacionale në Universitetin “ShënCirili dhe Metodi” – Shkup.

Stefoska diplomoi në Institutin e Studimeve Klasike pranë Fakultetit Filozofik në Shkup (1991), magjistroi në Universitetin Qendror Evropian në Budapest (1994) dhe në Fakultetin Filozofik në Beograd (2001), ndërsa doktoroi në Institutin e Historisë në Fakultetin Filozofik në Shkup (2007).

Në periudhën prej vitit 2016 deri në gusht 2020 ishte deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhekryetare e Komisionit të Kulturës dhe me Grupin e bashkëpunimit të Parlamentit grek.

Është fituese e bursës së Fulbrajtit, profesoreshë  hulumtuese në Universitetin “Braun” në SHBA (2009-2010) dhe e bursës së Fondacionit “Robret Bosh” (Robert Bosch), në programin „HistoricalDialogueandAccountability“ të Universitetit të “Kolumisë” (semestri i dimrit 2012). Alumn i Institutit “GeorgEkart” në Braunshvajg, Gjermani, institut udhëheqës në botë për hulumtim të librave të historisë, gjeografisë dhe gjuhës amtare.

Stefoska është anëtare e rrjetit ndërkombëtar “AlianceforHistoricalDialogueandAccountability” pranë Institutit për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e “Kolumbisë” në Nju-Jork prej vitit 2012. Është bartëse dhe pjesëmarrëse e projektit nacional dhe publikime të ndërlidhura me fenomenin e kombeve dhe nacionalizmit në Ballkan me motive historike dhe politike të Ballkanit, me lëndën e historisë dhe kulturave në rajon, në drejtim të pedagogjisë dhe kulturës së paqes.

Ka realizuar qëndrime hulumtuese dhe ka mbajtur shumë ligjërata në universitete eminente në Evropë dhe në SHBA, mes të cilave:në Universitetin Humlolt në Berlin, në Universitetin në Çikago, në Universitetin “Urbana” – Ilonois, në Universitetin “Kolumbia” në Nju Jork, në Qendrën “VudroVilson” në Uashington, në Universitetin në Regeneburg, Grac, Beograd, Sofje etj. Ka publikime në vendet e rajonit dhe në vende të tjera, ndërsa ka përkthyer literaturë profesionale dhe beletristikë  nga anglishtja, serbishtja, latinishtja dhe nga bullgarishtja.

Aktivisht flet gjuhën maqedonase (gjuhë amtare), gjuhën angleze, greqisht, bullgarisht, serbisht, kroatisht e flet dhe shërbehet në mënyrë pasive me gjuhën frënge.

Vladimir Lazovski
(Zëvendësministër i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut)

U lind më 18 korrik 1965 në Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, në vitin 1989, dega e aktrimit. Qe 24 vjet punon si aktor në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, në Teatrin Popullor të Maqedonisë dhe në projektet e tjera private të teatrit. Ai është aktori i parë profesional i punësuar në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, me angazhim të plotë për edukimin dhe formimin e publikut teatral nga mosha më e re.

Deri më tani ka luajtur pesëdhjetë role në repertorin e Teatrit të Arteve Dramatike. Është fitues i 5 çmimeve ndërkombëtare për interpretimin e aktorit dhe një çmim special për animimin e kukullës, në mesin e të cilave Çmimi për interpretimin më të mirë të aktorit për rolin në shfaqjen „Krale Marko“ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit për Fëmijë – Suboticë, RF e Jugosllavisë (1999), Çmimi për interpretimin më të mirë të aktorit për rolin në shfaqjen „Ariu lakmitar“ në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullës së Formave të Vogla – Kragujevac, RF e Jugosllavisë (2001), Çmimi për interpretimin më të mirë të aktorit për shfaqjen „Prifti dhe shërbëtori i tij Budall“ në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullës Shkëndija e Artë – Kragujevac, R. e Serbisë (2007), me të cilën e merr Çmimin për interpretimin më të mirë të aktorit edhe në Festivalin e Kotorrit në Teatrin për Fëmijë – Kotorr, R. e Malit të Zi (2007), ndërsa është fitues edhe i Diplomës Speciale për animimin e kukullës „Papagalli Riki“ në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullës Shkëndija e Artë – Kragujevac, R. e Serbisë dhe Mal të Zi (2004).

Ka qenë këshilltar i menaxherit kryesor në lidhje me politikën e repertorit, hartimin e programeve vjetore të teatrit, mbajtjen e statistikës për gjithë punën e teatrit. Në përvojën e tij të punës numërohet edhe funksioni sindikal, kryetar i SASHK-ut pranë Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, ndërsa ka punuar edhe si profesor i lëndës së dramës në Amerikan Skull Maqedonia – Shkup. Është specializuar për rolet në shfaqjet e fëmijëve, veçanërisht për mbajtjen e kukullave, ndërsa ka edhe përvojë shumëvjeçare në huazimin e zërit për sinkronizimin e reklamave televizive dhe në radio, si dhe për filma me metrazh të gjatë dhe seriale të shkurta.

Valmir Aziri

(Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut)

U lind në vitin 1977 në Tetovë. Diplomoi në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Tetovës, në degën e dizajnit grafik. Një kohë të gjatë është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë, ka realizuar ekspozita të pavarura, ndërsa ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita grupore dhe koloni figurative.

Aktivitetet, veprat dhe funksionet më të rëndësishme të deritanishme:
Në vitin 2005 është emëruar zëdhënës i Komunës së Tetovës
Në vitin 2008 është emëruar drejtor i Galerisë së Arteve Tetovë
Në vitin 2008, autor i ekspozitës së pavarur “Refleksioni”
Në vitin 2011 është emëruar drejtor i Teatrit në Tetovë
Në vitin 2016, ekspozita e pavarur “Në fillim ishte fjala”
Në mënyrë aktive e flet gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Organizimi i brendshëm i Ministrisë së Kulturës – sektorët

KABINETI I MINISTRIT TË KULTURËS
KËSHILLTARËT SHTETËROR
Sektori i Monitorimit, Zhvillimit dhe Mbështetjes Logjistike

1.1.         Departamenti i Mbështetjes Logjistike

1.2.         Departamenti i Shpërblimeve Shtetërore

Sektori i Veprimtarive të Kulturës dhe Arteve

2.1.         Departamenti i Veprimtarisë së Dramës dhe Filmit

2.2.        Departamenti i Qendrave të Kulturës, Folklorit dhe Veprimtarisë Muzikore-Skenike

2.3.        Departamenti i Arteve Vizuale, Arkitekturës dhe Dizajnit

2.4.       Departamenti i industrive kreative dhe projekteve interdiciplinare

Sektori i Botimit (sektori i librit)

3.1.         Departamenti i Letërsisë dhe Botimeve

3.2.         Departamenti i Planifikimit, Zhvillimit, Analizës, Hulumtimit dhe Avancimit të Veprimtarisë Botuese në Republika e Maqedonisë së Veriut

Sektori i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore

4.1.         Departamenti i Veprimtarisë Bibliotekare

4.2.         Departamenti i Veprimtarisë Muzeale dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

4.3.         Departamenti i Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme dhe Mbrojtjes së të Mirave Audio-vizuale

Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim të Republika e Maqedonisë së Veriut me UNESCO-n

5.1.         Departamenti për Bashkëpunim Dypalësh

5.2.         Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim të Republika e Maqedonisë së Veriut me UNESCO-n

5.3         Departamenti për koordinimin e bashkuminimit kulturor me Republikën Popullore të Kinës dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (16+1)

Sektori për Integrim Evropian

6.1.         Departamenti i Evropës Kreative të BE-së – nënprogrami Kulturë

6.2.         Departamenti për Koordinimin e Projekteve IPA dhe Llojeve të Tjera të Ndihmës së Huaj

Sektori i Çështjeve Financiare

7.1.         Departamenti i Koordinimit të Buxhetit

7.2.         Departamenti i Kontrollit të Buxhetit

7.3.         Departamenti i Kontabilitetit dhe Pagesave

Sektori i Çështjeve të Përgjithshme

8.1.         Departamenti i Punëve Administrative, Pronësore dhe Arkivore

8.2.         Departamenti i Informatikës

Sektori i Prokurimeve Publike

9.1.         Departamenti për Zbatimin e Prokurimeve Publike

9.2.         Njësia për Monitorimin dhe Realizimin e Kontratave të Prokurimeve Publike

Sektori i Çështjeve Investuese

10.1.       Njësia për Monitorimin dhe Realizimin e Objekteve Investuese

10.2.       Departamenti i Investimeve dhe Sigurimeve

Sektori i Çështje Normative-Administrative dhe i të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Ndërlidhura

11.1.       Departamenti i Çështjeve Normative

11.2.       Departamenti i Çështjeve Administrative

11.3.       Departamenti i të Drejtës së Autorit dhe i të Drejtave të Ndërlidhura

Sektori i Mbikëqyrjes Administrative dhe Inspektuese

12.1.       Departamenti për Mbikëqyrjen e Inspektimit

12.2.       Departamenti për Mbikëqyrjen Administrative dhe Mbikëqyrjen e Përdorimit të Rezervuar të Fondeve Buxhetore

Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Departamenti për Planifikim Strategjik, Krijim të Politikave dhe Monitorim
Departamenti për Menaxhimin e Resurseve Njerëzore
Drejtoria për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Komuniteteve të Bashkësive Etnike në Republika e Maqedonisë së Veriut

16.1.Njësia për inkurajimin dhe avancimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe evropiane, për asistencë teknike ndërkombëtare, e dedikuar për nxitjen dhe promovimin e identitetit kulturor të pjesëtarëve të bashkësive etnike në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për mbështetjen e zyrës së drejtorit

16.2.      Departamenti për afirmimin, promovimin dhe publikimin e krijimtarisë dhe kujdesit ndaj kulturës, për kultivimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të pjesëtarëve të bashkësive etnike në Republika e Maqedonisë së Veriut

Dokumentet

Komisioni për Qasje në Informata me Karakter Publik www.komspi.mk

Formulari i Kërkesës për Qasje në Informata me Karakter Publik – formati word

Elena Nikolovska
elena.nikolovska@kultura.gov.mk
тел. 02 3240-572

Regjistri i të dhënave dhe adresat e institucioneve

Muzetë, bibliotekat, teatrot, qendrat kulturore, galeritë, shtëpitë e kulturës, shoqëritë kulturore-artistike (folklorike), objektet e mbrojtura si trashëgimi kulturore dhe lokalitetet arkeologjike.

INSTITUCIONET NACIONALE NGA FUSHA E KULTUËS INSTITUCIONET NË TË CILAT ZHVILLOHET VEPRIMTARIA E TEATRIT REGJISTRI I ADRESAVE TË INSTITUCIONEVE LOKALE DHE SHOQATAT E FOLKLORIT Regjistri nacional i objekteve që janë trashëgimi e mbrojtur kulturore 31122012

REGJISTËR I LICENCAVE TË LEKTORËVE