Në kompleksin e manastirit “Shën Joakim Osogovski” po mbahet Kolonia e 33-të Ndërkombëtare e Artit, e quajtur me emrin e shenjtorit, ku nëntë artistë gjatë një jave krijojnë me temën “Miqësitë Ballkanike”.

Organizatorët kanë njoftuar se ata tashmë janë duke punuar në rregullimin e programit për vitin e ardhshëm, kur planifikohet pjesëmarrja e artistëve nga dhjetë vende, në mesin e të cilave: Greqia, Franca, Austria, Ukraina, si dhe vendet e tjera nga Evropa dhe bota.