Në  17 shtatorë në ora 19:00 në foajen e Qendrës për Kulturë ,,Marko Cepenkov” në Prilep, sipas të gjithave protokolleve për mbrojtjen nga korona virusi,  koncert gjatë gjithë mbrëmjes  në violinë  do të mbajë violinistja jonë e njohur  Sofija Nikoska. Në program janë veprat  nga : Johan Sebastijan Bah.

Violinistja Sofija Nikoska është e lindur në vitin 1991 në Prilep. Arsimin e parë muzikorë e fillon në vendlindje, kurse arsimin e mesëm e mbaron në shkollën  e mesme ,,Ilija Nikollovski Luji” në Shkup. Në moshë 15 vjeç ishte studentja më e re në FMA në Shkup, ku diplomon me notë të lartë në klasën e prof. Oleg Kondratenko, pastaj i mbaron studimet master.

Shkollimin e mëtejmë e vazhdoi si student në Shkollën Mbretërore në Madrid. Si një bursist i Fondacionit Albeniz, në këtë shkollë shumë të njohur muzikore, me sukses realizon shfaqje të shumta në të gjithë Spanjën. Ajo është pjesëmarrëse dhe fituese e  çmimeve të shumta në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në shumë seminare dhe orë master te artistë me famë botërore.