“Fshati Neolitik” – muze në hapësirë në lokalitetin arkeologjik Tumba Maxhari në Shkup, është ende i mbyllur për vizitorët, sipas rekomandimeve shëndetësore.

Në interes të vizitorëve të interesuar, Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mundësoi turne të shkurtër virtuale në të njëjtën.Tumba Maxhari nga viti 2008 është aktual duke animuar publikun përmes aktiviteteve shkencore, arsimore dhe turistike për të gjitha moshat.

Në muzeun është bërë përpjekje për rindërtimin e një pjesë të jetës së njeriut neolitik që jetoi në territorin e Maqedonisë dhe më gjerë 8000 vjet më parë, thonë nga Muzeu Arkeologjik.Kohët e fundit, “Fshati Neolitik” përfundoi projektin e financuar me grantet nga Bashkimi Evropian përmes programit “Nisma ndërkufitare për shkëmbim kulturor (MAKS FORUM)”.