Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nga 12 deri më 17 tetor në Shkup do të mbahet Edicioni i Shtatë i Festivalit të Filmit për të Rinj “Xhifoni Maqedoni”.

Programi gjashtëditor do të përmbajë një ofertë të pasur të filmit, punëtori kreative, klasa master dhe një varg aktivitetesh të tjera kreative dhe edukative që do të përfshijnë rreth 650 fëmijë dhe të rinj nga 10 vende, të moshës nga 11 vjeç deri më 19 vjeç.

Tema e festivalit është mbrojtja e mjedisit jetësor me theks të veçantë të ajrit, por edhe siguria e internetit dhe dhuna nga bashkëmoshatarët.