Në programin e Festivalit “Vera e Ohrit” sonte janë artistët e kuartetit të saksafonit “Bensman”, në përbërje Detlef Bensman – soprano saksafon, Tianhong Vu – alt saksafon, Liu Pai – tenor saksafon dhe Ninosllav Dimov në bariton saksafon.

Kuarteti i saksafonit “Bensman” debutoi në podiumin e koncerteve në vitin 2006 me një premierë të “Badener Lehrstuck” të Brehtit për kor, solistë, kuartet saksafon, piano dhe perkusione nga Karlos Farinas dhe Itaj Dvori, e ndjekur nga produksioni i radios gjermane. Pas premierës së suksesshme, sikurse të veprës, ashtu edhe të ansamblit, rezultoi edhe ideja e Detlef Bensman për t’i dhënë fund karrierës së tij në kuartetin e saksafonit të Berlinit, ku ai punoi me sukses për më shumë se 20 vjet si primarius, dhe t’i përkushtohet karrierës së tij si solist, dirigjent, kompozitor, dhe njëherazi duke e zhvilluar këtë kuartet “të ri” në të cilin anëtarësohen ekskluzivisht artistët që kanë studiuar te Bensmani, duke bërë të mundur shprehjen efektive të mendimit dhe idesë artistike.

Qysh nga viti 2007 e deri më sot, mund të numërohen një varg koncertesh dhe shfaqjesh të suksesshme në festivalet më të mira muzikore në të gjithë Gjermaninë dhe nëpër Evropë, dhe tre turne koncertesh në SHBA (2008) dhe Kinë (2008, 2017).

Koncerti do të mbahet në Kishën e Shën Sofisë në orën 21:00.