Artisti digjital, Zoran Poposki, merr pjesë në Bienalen e 13-të në Kajro, Egjipt. Në bienalen, me moton „Shikimi drejt lindjes“, në periudhën 10 qershor – 10 gusht 2019 në Muzeun e Artit Modern të Egjiptit dhe Pallatin e Kulturës në Kajro do të prezantohen veprat e 80 artistëve nga më shumë se 50 vende. Zoran Poposki është artisti i vetëm maqedonas i cili merr pjesë në këtë bienale.

Artisti Poposki prezantohet me një varg veprash në teknikën e kombinuar të grafikës në formatin e madh, një pjesë e projektit të tij të madh shumëvjeçar i cili i hulumton mekanizmat dhe strategjitë e përkthimit kulturor.